Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë. Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit ndodhen në spitalin e Prishtinës, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.