Autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj në Shkodër 10 ditë më parë, ka rënë në prangat e policisë. E.S., i cili ishte shpallur në kërkim, fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”. 29-vjeçari dyshohet se më datë 19.04.2022, në lagjen Perash, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, Edis Reçajn, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.