67-vjeçari në foto është Arben Shtraza, i cili u arrestua pasi plagosi me thikë një 70-vjeçar në Durrës, për një lojë domino. Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.