Duket se ndërhyrja e policëve të OPKE-së, të cilët i dhanë ndihmën e parë deri sa mbërriti ambulanca e EKAV-it dhe e mori, ka rezultuar shpëtimtar për 34-vjeçarin shqiptar që u qëllua me tre plumba në Votanikos në orët e para të së premtes. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga media greke protothema.gr, efektivët e policisë kanë izoluar plagën e barkut që ka pësuar 34-vjeçari, i cili tashmë po trajtohet në spitalin “Georgios Gennimatas”. 34-vjeçari është gjetur në kryqëzimin e Iera Odos me Spyrou Patsis, ku ka kërkuar ndihmë nga kalimtarët, policët me një makinë patrullimi.