Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në në lagjen Dëshmorët e Kombit, pranë Xhamisë në Berat. Policia njofton se i plagosur në rrethana ende ta paqarta ka mbetur shtetasi me iniciale T.F. Mësohet se është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, por për arsye hetimi policia nuk e ka bërë publik identitetin e tij.