Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Orikum të Vlorës. 29-vjeçari Sildi Velaj është qëlluar me breshëri plumbash, teksa ka qenë duke luajtur letra me disa shokë, brenda një lokali. Autori, shtetasi Qerim Bello, ka shkuar me makinën e tij duke qëlluar drejt të riut të paktën 10 herë dhe është larguar nga vendngjarja. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt i mbartur për motive banale mes autorit dhe të plagosurit.