Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pas mesnate në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Golemit në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se I riu ka mbërritur i plagosur në spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga hetimet e para rezulton se ngjarja është pasojë e një konflikti më të hershëm mes dy personave.