Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë nga ish punonjësi i këtij institucioni Orges Xhelili. Bashkë me kryebashkiakun, i lënduar mbeti dhe shoferi i tij që u hodh ta mbronte, Gazmend Bullari. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Lushnjës ku kryebashkiaku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.