Java e dytë e luftës në Lindjen e Mesme nisi më ashpër, me intensifikim të sulmeve nga të dyja palët, SHBA me Izraelin dhe nga ana tjetër Irani. Mediat izraelite njoftuan se është plagosur nga sulmet pasardhësi i emëruar në Irani, djali i Ajatollah Ali Khamenei, që u vra në valën e parë të sulmeve të SHBA dhe Izraelit, që nisën të shtunën e kaluar. Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit të ndjerë suprem, konsiderohet favorit për t’u zgjedhur si lideri i ri nga Asambleja e Ekspertëve, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk e pranon dhe se drejtuesi i ri i vendit duhet të zgjidhet me pëlqimin e tij.