Një konflikt në rrjetin social TikTok ka përfunduar në përdorim arme dhe plagosjen e dy të rinjve në Durrës. Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok. Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”. Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.