Konflikti për pronën mes tre qytetarëve në Fshatin e Ri në Shkodër ka sjellë plagosjen e dy vëllezërve. Rreth orës 09:15 të mëngjesit konflikti mes Xh.F dhe L.G., 34 vjeç ka sjellë përdorimin e sendeve të forta ku ka mbetur i plagosur ky i fundit. Më pas ka ndërhyrë vëllai i 34-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri.