Një inspektor është plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij, pasi gjatë stërvitjes iu shkrep arma e shërbimit. Sipas policisë, një ditë më parë rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor Konstandin Çipi gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.