Partia e Lirisë po proteston para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këtë të premte. Kjo protestë po zhvillohet pas kërkesës së kreut të PL, ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg. Protestuesit janë pozicionuar para derës së SPAK me një parullë të madhe dhe pankarta në duar. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po mban fjalën në protestë, ku thekson se SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi.