Një 46-vjeçar i cili qarkullonte me dokumente identifikimi të falsifikuara është vënë në pranga në Vorë gjatë operacionit policor të koduar “Kuito”. 46-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt Shqipërisë, 137 kg lëndë narkotike kokainë në vitin 2019.