Arrestohet në Bruksel Sergej Hasanapapaj, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Elbasan. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit Sergej Hasanapapaj, 32 vjeç, të lindur në Elbasan.