Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, është pritur me ovacione ditën e sotme në ambientet e bashkisë nga punonjësit. Ndreu i është rikthyer punës pasi fitoi mandatin e dytë, ndërsa punonjësit pritën të gjithë në hyrje të bashkisë ku duartrokitën dhe hodhën fishekzjarre. Ndreu duket që përshëndet të gjithë punonjësit dhe festojnë bashkë fitoren.