Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare. Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të ketë pa pronar. E mitura ka qenë duke në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.