Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një vajzë katërvjeçare është sulmuar nga një qen i racës pitbull, duke pësuar dëmtime serioze. Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka qenë duke shëtitur së bashku me gjyshen e saj në momentin kur qeni e ka sulmuar papritur.