Cristina Fernández de Kirchner, është sot gjallë vetëm për shkak të atij që mund të konsiderohet fat: Zëvendëspresidentja e Argjentinës ishte duke përshëndetur simpatizantët përpara shtëpisë së saj, kur një burrë doli nga turma e i drejtoi pistoletën në fytyrë. Presidenti Alberto Fernández pohoi më pas se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por ajo ngeci kur agresori deshi të qëllonte.