Top Channel ka siguruar pamjet brenda shtëpisë ku banonte Klodian Çalamani, i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo rreth një javë më parë. Brenda oborrit dhe banesës së 38 vjecarit Klodian Calamanit ka orendi shtëpiak të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë. Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret.