Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave i janë rikthyer në administrim Bashkisë së Tiranës. Ato do të transformohen dhe përdoren jo vetëm nga klubi shumësportësh “Tirana”, por falë investimit që do të kryhet aty, mjediset do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe fëmijëve, me kampet verore dhe aquapark.