Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Mateos. Gjatë debatit, Mateo i është drejtuar Mirit duke i thënë që të shkojë të kërkojë ndihmë dhe se i lëpihet Kristit. Video nga debati Të dy banorët kanë qenë në akuarium, aty ku Mateo ka filluar debatet me Mirin, të cilat kanë vazhduar dhe pasi ata u bashkuan me banorët e tjerë të shtëpisë. Gjithashtu Miri, sipas banorëve ka pasur një xhelozi për Mateon, pasi ky i fundit ka pasur një afrimitet me Selin, banoren që po ashtu ka qenë afër Mirit që në ditët e para në atë shtëpi.