Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar rrugën e dëmtuar në zonën e Selitës në Tiranë. Në një video-mesazh, teksa ndan pamjet e rrugës, Braçe thotë se nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e rrugës. “Pirro, se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, shprehet Braçe.