Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama kanë marrë pjesë në forumin për zhvillimin e qëndrueshëm urban, ku diskutuan mbi mundësinë për ti bërë dy qytetet më të aksesueshme për qytetarët. “Unë, Përparimi dhe skuadrat tona, kemi kuptuar se detyra jonë nuk është të na pëlqejnë të gjithë, por t’u shërbejmë të gjithëve. Nëse u shërbejmë të gjithëve, fokusi nuk janë zgjedhjet e radhës ose sondazhet, por qyteti i së ardhmes.