Top Channel/ Pilotin e çojnë te burgu i grave, për arsye sigurie pas vrasjes së gruas
22/06/2021 22:43

Babis Anagostopoluos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie. Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së gruas së tij ,20-vjeçares Caroline. Përsëri me masa të rrepta sigurie, nën fokusin e kamerave të mediave vendase dhe të huaja ,ai është shoqëruar mëngjesin e së martës në zyrën e hetuesit, ndërkohë që të pranishëm para gjykatës thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”. Edhe pse është përpjekur të provojë se çdo gjë ndodhi në një moment dobësie shpirtërore, se historia e gënjeshtërt që thuri për 37 ditë duke u hedhur fajin “hajdutëve gjeorgjianë apo shqiptarë”, u bë që të përfitonte kohë për të menduar se çfarë do bënte me vajzën e tij, ai ka dëgjuar masën e paraburgimit deri në zhvillimin e gjyqit. “Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari që ka mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe. Ndërkohë në media, qarqet juridike dhe politike ka rifilluar debati për ashpërsimin e ligjeve për krimet e rënda, pasi për rastin në fjalë nëse njihen masa lehtesuese, vrasësi mund të dënohet nga 6-9 vjet ,ndërsa burgimi i perjetshëm do ta mbajë atë pas hekurave deri në 16-18 vjet, sipas legjislacionit grek. Pjesë e kritikës nga shtypi i majtë është fakti se policia ka marrë për analizë telefonin e tij vetëm 20 ditë pas krimit. Gjithashtu “Gazeta e Redaktorëve” publikon deklaratat e një gjeorgjiani në një televizion të huaj , i cili pohon se pas arrestimit të tij në kufi me Turqinë, është rrahur nga policia, i është bërë presion të pranojë vrasjen në fjalë, ndërsa mbahet ende në burg. Në artikull bëhet fjalë edhe për reagimin e komunitetit shqiptar, ndërsa shumë juristë dhe gazetarë dënojnë taktikën e policisë greke që ka lëshuar informacione duke fajësuar të huajt për krimin në fjalë në mënyrë që të manipulonte vetë vrasësin, por edhe mediat që përçojnë këto informacione. Njëkohësisht prokuroria ka filluar një hetim për të gjetur se si ditari i Caroline që ishte në duart e policisë ju dha disa gazetarëve të cilët më pas publikuan pjesë të tij në kundërshtim me parimet e deontologjisë gazetareske.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58