Top Channel/Piloti “fantazëm” ukrainas që po tmerron rusët: Godet papritur dhe “zhduket”!
27/02/2022 09:17

Disa e kanë quajtur “Hija e Kievit”; të tjerë “piloti fantazëm që po kthehet në tmerrin e rusëve”. Në rrjetet sociale është shpërndarë fotoja, por jo edhe emri i tij. Mjafton kaq megjithatë, që piloti ukrainas i një avioni MiG-29 të kthehet në një hero për veprimet e tij të guximshme.