Disa e kanë quajtur “Hija e Kievit”; të tjerë “piloti fantazëm që po kthehet në tmerrin e rusëve”. Në rrjetet sociale është shpërndarë fotoja, por jo edhe emri i tij. Mjafton kaq megjithatë, që piloti ukrainas i një avioni MiG-29 të kthehet në një hero për veprimet e tij të guximshme.