Rritja e temperaturave ka shtuar ndjeshëm edhe rastet e pickimeve nga insektet dhe zvarraniket helmues. Vetem gjate javës se fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe neperkes nga zonat e Cakranit, Mallakastër dhe Roskovecit. Fermerët ne ketë periudhe janë te ekspozuar per shkak te punëve ne bujqësi. Megjithë rastet serioze, te gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kane shpëtuar rrezikut nga vdekja. Sipas mjekut toksikolog ne ketë periudhe helmi i zvarranikeve dhe insekteve është shume i përqendrua ndaj këshillon ata që punojnë në fushë të marrin masa mbrojtëse.