Pezullohet shembja e hotelit në fshatin Dhërmi të bashkisë së Himarës. Ka pak çaste që nga godina e hotelit janë tërhequr mjetet e IKMT, punonjësit por dhe forcat e FNSH. Shkaku i tërheqjes lidhet me sezonin turistik, pasi ka pasur ankesa nga pronarët e hoteleve të tjera në këtë zonë për shkak të prishjes së qetësisë. Pritet që aksioni te kryhet pas përfundimit të sezonit turistik të këtij viti.