Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, moti do të përkeqësohet gjatë së premtes dhe së shtunës. Era do të ketë drejtimin jug-juglindje, me shpejtësi 15-20 m/s, në forcën 6-7 bft dhe lartësi dallge 2 deri 3 metra.