Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme te universiteti Aleksandër Xhuvani, në Elbasan. Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për korrupsion pasiv. Ndërkohë sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.