Pezullimi i shërbimeve jo urgjente në klinikat dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, po konsiderohet shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Pacientët po përballen edhe me kosto të larta pasi shërbimet mjekësore, po detyrohen t’i marrin në spitalet private. Shoqata e Pacientëve të Kosovës po kërkon hetim. Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se vendimet po merren pa bazë ligjore .