Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes së emigrantëve, kryeministri Edi Rama e konsideron një të drejtë kushtetuese. “Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese. Detyra e saj për të shqyrtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, tha kreu i qeverisë, i pyetur sot nga gazetarët, gjatë një konference për shtyp.