Këtë të mërkurë në Leposaviq ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për peticionin përmes të cilit kërkohet shkarkimi i kryetarit aktual Lulzim Hetemi. Tenda ku qytetarët serbë hedhin nënshkrimin e tyre është përballë zyrës së Hetemit, i cili që prej 26 majit të vitit të shkuar vetëm më 28 dhjetor doli njëherë nga aty. Ai për shkarkimin e tij thotë se do e respektojë kur gjithçka shkon sipas udhëzimit administrativ.