Në qendër të qytetit bregdetar po vijon nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, pas goditjes për vdekje të 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit. Peticioni vjen, si një tjetër formë proteste qytetare pas dy protestave të shoqërisë civile në Tiranë, gjatë të cilave u kërkua drejtësi për Jonadën e cila humbi jetën nga goditja fatale me skaf në plazhin ku po pushonte me familjen.