Ndryshimet klimatike po sjellin pasoja të dukshme edhe në brigjet shqiptare. Në ditët e fundit, në Gjirin e Vlorës janë vërejtur specie të rralla dhe të rrezikshme, që më parë nuk shfaqeshin pranë bregut. Ky i ri pasionant pas peshkimit me shtizë, është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ka kapur një peshk rreth 24 kilogramë, specie që zakonisht gjendet në ujëra të thella.