Prej më shumë se 45 vitesh, portit të peshkimit në Vlorë nuk i bëhet asnjë investim. Problem për peshkatarët që e kanë të lidhur jetën me Triportin mbetet mungesa e një kantieri për riparimin e anijeve, ndërsa me një flotë prej më shumë se 80 mjetesh lundrimi të licencuara, funksionojnë vetëm 20.