Rreth 600 emigrantë janë shpëtuar në det mëngjesin e sotëm rreth 100 km larg Kalabrisë, tha roja bregdetare italiane. Anija e madhe Diciotti dhe tre barka të rojës bregdetare morën pjesë në operacionin e shpëtimit të 573 emigrantëve, mes të cilëve një person që kishte humbur jetën. Emigrantët ishin në dy peshkarexha të tejmbushura me njerëz që luftonin me valët e ashpra të detit, njoftonte roja bregdetare. Të shpëtuarit u drejtuan për në portin siçilian të Augusta ku refugjatët dhe emigrantët u zbarkuan në qendrat e pritjes, tha roja bregdetare. Dimri ka qenë një pengesë por moti i ftohtë dhe deti i ashpër nuk kanë ndaluar kalimet e rrezikshme të emigrantëve në Mesdhe. Vetëm këtë vit 10,570 refugjatë ose emigrantë kanë arritur Evropën në rrugë detare, ndërsa 1,400 kanë tentuar të hyjnë nga toka ose nga ajri, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit.