Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12/2025 19:56

Në shumicën e vendeve të botës 25 dhjetori është ditë feste, në disa të tjera është një ditë e zakonshme. Por ka edhe disa shtete ku Krishtlindja nuk festohet dhe arsyet lidhen shpesh me kulturën ose fenë. Koreja e Veriut Nuk ka vend për festa fetare si Krishtlindja në Korenë e Veriut. Ideologjia totalitare e shtetit nuk toleron fenë sepse e sheh si konkurrencë ndaj pushtetit shtetëror dhe kultit të personalitetit që është ndërtuar rreth dinastisë Kim prej vitesh, raporton “Index”. Çdo formë e festimit të Krishtlindjes mund të çojë në burgim ose ndëshkime të tjera të rënda. Arabia Saudite Si vendlindje e islamit, Arabia Saudite ka një qëndrim të qartë për Krishtlindjen: nuk është në pajtueshmëri me doktrinën islame. Për vite, dekorimet publike, bredhat e Krishtlindjes, apo çdo festim i dukshëm është i ndaluar rreptësishtë dhe festimet janë të kufizuara në hapësira private. Në vitet e fundit, ka pasur disa ndryshime të vogla, më shumë për shkak të përpjekjes për hapje ndaj turizmit. Në disa hotele luksoze dhe qendra tregtare dekorime modeste “sezonale” mund të shihen, por pa simbole fetare. Brunei Brunei zbaton një version të rreptë të Sheriatit që vendos për hapësirën publike. Edhe pse ata që nuk janë myslimanë lejohen ta festojnë Krishtlindjen në privatësi, gjithçka që mund të duket si “promovim i një feje tjetër” mes myslimanëve konsiderohet e ndaluar. Bredhi, dritat apo vetëm një kapele babagjyshi mund të ndëshkohen me gjobë. Somalia Somalia, një shtet me shumicë myslimane dhe situatë komplekse të sigurisë, shkon një hap më tutje: Krishtlindja është komplet e ndaluar. Arsyet janë për shkak të identitetit fetar dhe për siguri – autoritetet besojnë se festimi në publik mund të nxisë tensione dhe reagime nga grupet ekstremiste. Taxhikistani Taxhikistani nuk e ka ndaluar zyrtarisht Krishtlindjen, por autoritetet vazhdimisht i dekurajojnë njerëzit kundër festimit. Është pjesë e një politike më të gjerë për kufizimin e kulturave të huaja dhe ndikimit fetar, ndërsa synon forcimin e identitetit kombëtar. Autoritetet këshillojnë shkollat dhe bizneset kundër dekorimeve apo festimeve, dhe shitja e bredhave apo dekorimeve është e ndaluar.

Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
DIGITALB DIGITALB