Në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës janë nderuar edhe 21 policët që kanë vdekur në kryerje të detyrës. Për t’i kujtuar pranë stacioni “Qendra” kishin ardhur edhe familjarët e tyre, në mesin e të cilëve edhe djali i Enver Zymerit, policit që u vra gjatë marrjes nën kontroll të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në vitin 2011.