Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në përvjetorin e sulmit terrorist ndaj Top Medias tha se këtë javë hetimet për ngjarjen kanë hyrë në një fazë intensive. Ai theksoi se po punohet që të dokumentohet me prova numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe zbulimi i të gjithë mekanizimit që ka porositur dhe ekzekutuar sulmin.