80 vjetorin e kryengritjes se Getos së Varshavës, presidenti polak Andrzej Duda e përkujtoi së bashku me kreun e shtetit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe atë izraelit, Isaac Herzog. Në ceremoninë e zhvilluar në përkujtim të viktimave të asaj ngjarjeje historike, Steinmeir mbajti një fjalim para monumentit të heronjve të getos së Varshavës ku kërkoi ndjesë për veprimet e vendit të tij dekada më parë.