Kosova përkujtoi 24-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së. Bombardimet zgjatën 78 ditë dhe i dhanë fund pushtimit serb. Në këtë ditë u përkujtuan edhe dëshmorët në 25-vjetorn e Epopesë së Dukagjinit që nderon kurajon e familjes Haradinaj në Gllogjan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nga kulla Haradinaj Serbia mori mesazhin se nuk mposhtet UÇK-ja dhe Kosova.