Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan shkollën e parë nga 10 shkollat që do të hapen këtë vit shkollor në Tiranë. Në Mangull të Petrelës u hap shkolla që do mbajë emrin “Feti Fanaj”, të ish punonjësit të bashkisë që humbi jetën nga Covid 19 një vit më parë.