Shkolla “Murat Toptani” , e rindërtuar pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, është gati të hapë dyert për nxënësit këtë vit arsimor. kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit që do ulen rishtazi në shkollën 3 herë më të madhe se ajo që kishin.