Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e përshëndeti hapjen e bazës ushtarake të Kucovës si element që kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon. “Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë Osmani në platformën “X”.