Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se janë të përkushtuar për zbardhjen e zhdukjeve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.