Në përfundim të Samitit në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të vijojnë mbështetjen për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Ky ishte një ndër konkluzionet e Samitit të BE-së, ku të gjithë liderëve pohuan se do vazhdojnë të punojnë me gjashtë vendet e rajonit për t’i bërë pjesë të familjes evropiane.