Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Zveçan! Të shtëna me armë dhe gaz lotsjellës, ndërhyn KFOR
29/05/2023 17:54

Qytetarët serbë kanë përshkallëzuar protestën në Zveçan gjatë pasdites, duke rrezikuar forcat policore dhe ekipet e medias që po raportojnë nga vendngjarja. Nga vendngjarja, gazetarja Leonita Bajrami raporton se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Pas tensionimit të situatës, është dashur ndërhyrja e forcave të KFOR, që ka shpërndarë protestuesit. Më herët, forcat speciale, paralajmëruan turmën të largohej, por pas refuzimit, vendosi të ndërhyjë. “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë“, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it. Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda. Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve. Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Serbët kanë sulmuar edhe ekipet e mediave shqiptare, që po raportojnë situatën.

Top News – Gati tre vite në fuqi. Bashkimi Europian heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës
02/03 16:42
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë, Kurti takon këtë të hënë kreun e LDK
02/03 12:15
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top News – Kurti thërret Këshillin e Sigurisë / Mbledhje e jashtëzakonshme pas sulmit mbi Iran
01/03 14:35
Top News – 1 euro për një orë qëndrimi…Familjarët e pacientëve në QKUK, barrë shtesë
01/03 14:18
Top News – Milionat e BE-së drejt Kosovës / 882,6 milionë euro fonde në lojë, ‘nuk duhen humbur’
01/03 14:17
Top News – Zgjedhja e presidentit në Kosovë. Kreu i PDK, Bedri Hamza i vë kushte Albin Kurtit
28/02 21:18
Top News- Kosova në krah të SHBA: Regjimi Iranian shtypës dhe destabilizues
28/02 20:30
Top Channel/ PDK do presidentin, Hamza i kërkon Kurtit që të zgjidhet nga partisë së tij
28/02 20:20
Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
DIGITALB DIGITALB