Ka zgjatur vetëm pak minuta qetësia përpara Bashkisë së Tiranës, aty ku Rithemelimi po vijon protestën. Situata është përshkallëzuar në hedhjen e molotovëve, shashkave, fishekzjarrëve dhe tymueseve. Policia ka blinduar vendin, teksa gjatë kohës së hedhjeve të molotovëve kanë tentuar të shmangen.